Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar ndaj poshtërimit që Edi Rama I bëri sot një personi në nevojë, duke e cilësuar këtë poshtërim si fytyrën e vërtetë dhe të vetmen alternativë që mund t’u ofrojë shqiptarë një i sëmurë psiqik.
Postimi i plote:
Tallja vulgare, denigrimi dhe poshtërimi që Edi Rama i bëri sot një qytetari në nevojë, të degraduar dhe në mjerim të plotë për shkak të keqeverisjes së tij është një fyerje në dinjitetin njerëzor për çdo socialist, për çdo të majtë dhe për çdo shqiptar të ndershëm që vuan në varfëri ekstreme nga politikat antikombëtare të “Rilindjes” që kanë pasuruar vetëm një tufë oligarkësh dhe horrash në kurriz të popullit.
Kjo është fytyra e vërtetë dhe e vetmja alternativë që i ofron shqiptarëve ky i sëmurë psiqik: Vidh, denigro dhe sundo.
A mund të quhet socialist ky njeri që tallet publikisht me një person në nevojë?
A mund të quhet i majtë?
A mund të quhet shqiptar?
Cili kryeministër në botë tallet me varfërinë dhe mjerimin që i ka shkaktuar popullit të tij?
Vetëm një i sëmurë psiqik po.
Vojo Kushi nuk mbante veshur këpucë. Ai hipi mbi tank këmbëzbathur!
RUAJU NGA INATI I URAGANIT POPULLOR DJALI I KRISTAQ RAMËS!
KE HESAPE PËR TË LARË!