18 nëna të reja të prekura nga Covid-19 kanë sjellë në jetë të vegjlit e tyre në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” që nga nisja e pandemisë. Bluzat e bardha theksojnë se frika e nënave nga infektimi ishte e madhe gjatë çdo ekzaminimi. Nënat e reja rrëfejnë se përtej frikës, kujdesi ndaj të vegjëlve që kanë ardhur në jetë ka qene parësor. Ndryshe nga strukturat e tjera spitalore ku shumë vizita e analiza janë shtyrë për shkak të pandemisë dhe frikës nga infektimi, në maternitete konsultat janë zhvilluar normalisht.