Situata duket më shqetësuese nga sa ishte menduar te Vllaznia, përsa i përket lojtarëve të infektuar me Covid-19. Nga përgjigja e testeve të kryera të enjten, kan rezultuar pozitiv me koronavirus edhe fushtollistët, Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba.
Fillimisht te klubi shkodran rezultoi pozitiv kapiteni, Erdenis Gurishta, ndërsa më pas u infektuan edhe Eni Imami dhe Uheid Hoxha, por gjithashtu edhe zv.trajneri Elvis Plori.
Tashmë në Shkodër stërvitja do të vijojë me grup të cunguar, ndërsa duhet theksuar se klubi po mer të gjitha masat e duhura, në bashkëpunim edhe me autoritetet mjekësore në Shkodër për karantinimin e rasteve, ndërsa pritet që të ketë sërish teste.