Autoritetet policore në aeroportin e Heathrow në Londër ndaluan një grua e cila po përpiqej të udhëtonte drejt Dubait me rreth 2 milionë paund, të fshehura në 5 valixhet e saj.
30-vjeçarja, Tara Hanlon, u arrestua nga forcat kufitare në terminalin 2 të Heathrow së bashku me një grua tjetër 28-vjeçare nga Doncaster.
Menjëherë, ndaj dy grave ka nisur një hetim dhe sipas policisë kjo është sasia më e madhe e parave të sekuestruara gjatë vitit 2020.
Tashmë, 30-vjeçarja Tara Hanlon, pritet të dalë përpara gjykatës për veprën penale të pastrimit të parave.