Kryetari i LSI së Tiranës, Përparim Spahiu i është përgjigjur kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në lidhje me bizneset e shkatërruara në emër të “bustit të Vojo Kushit”.
Spahiu shkruan se gënjeshtari patologjik i Tiranës nuk mund te qeveris me batuta!
Postimi i plotë
Nuk qeveriset me batuta! Gënjeshtari patologjik i Tiranës qenka rikthyer sërish duke folur për bizneset e shkatërruara prej tij në emër të “bustit të Vojo Kushit”!
I dashur batutaxhiu Erion. E para, prona në fjalë për të cilën flet gallataxhiu i Tiranës ishte me letra që në kohë të Zogut, Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës.
E dyta, prona në fjalë nuk ishte lloto që na kishte bllokuar bukurinë e Tiranës por një biznes tjetër dhe që u prish për interesa të një oligarku të lidhur me ty.
E treta dhe më e rëndësishmja. Si armik i sipërmarrjes duhet ta dish se të gjitha bizneset e asaj zone janë në procese gjyqësore dhe një pjesë e tyre e ka fituar atë, në dëm të vendimeve të bashkisë. Kjo faturë dështimi do paguhet nga taksat e qytetarëve të Tiranës.
Por, ti s’e ke problem të humbësh gjygje që s’do t’i paguash vetë. Njësoj si protektori yt që i faturoi popullit shqiptar 140 milionë euro gjygjesh të humbura edhe ti, po e bën Tiranën tokë të djegur. Por jo edhe për shumë kohë. Përgjigjen do ta marrësh më 25 prill.