Disa ditë më parë, ekzekutimi i dy të rinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj tronditi opinionin publik. Vrasjet ndodhën për prishjen e pazareve të drogës midis autorit dhe viktimave.
Policia e shtetit ka nisur operacionin për arrestimin e vrasësit, i cili dyshohet se fshihet në zonat periferike të kryeqytetit Malazez, Podgoricë.
Ai dyshohet që është i armatosur dhe policia ka kontaktuar familjarët e tij për të bërë më të lehtë arrestimin e tij.