Reagim nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, Belind Kellici: Pas refuzimit te paraqitjes ne seancen gjyqesore per here te trete rradhazi te viktimes akuzuese Besa Shahini, Gjykata vendos pushimin e ceshtjes ndaj kreut te FRPD per “shpifje”.
Me poshte reagimi i kryetarit te FRPD, Belind Kellici:
Besa Shahini pretendonte se ne date 11.06.2020, shtetasi Belind Kellici, Kryetar i FRPD, ka shpifur ndaj saj, duke perhapur informacion te rreme. Rrethanat e fakteve kane te bejne me postimet dhe reagimet publike te Kellicit lidhur me nxjerrjen publike per te 7 vit rradhazi, te tezave te provimit te Matures Shteterore.
Postimet e shtetasit Belind Kellici jane shperndare nga profile te tjera ne rrjete sociale dhe portale te ndryshme ne menyre te shpejte dhe virale.
Ne seancen e 3 rradhazi sot ne Gjykate, Besa Shahini refuzoi te paraqitet personalisht dhe te provonte me fakte konkrete akuzat e ngritura prej saj. Per kete arsye, trupa gjykuese vendosi pushimin e menjehershem te ceshtjes.