Në mesditë reshje shiu dhe stuhi në këto zona, moti për sot…

0
143

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë në vend moti do të nisë me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Në mesditë do të marrin zhvillim vranësirat.

Pas orëve të mesditës deri në orët e mesnatës – për shkak të kalimit të një sistemi frontal – reshjet e shiut fitojnë intensitet në të gjithë territorin.

Ato bëhen të vazhdueshme me intensitet mesatar deri të lartë.

Zona e jugut si dhe vija bregdetare parashikohen të kenë sasinë më të lartë të reshjeve (por problematike mund të jenë reshjet edhe në vendndodhje të tjera të territorit).

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut hera herës e vrullshme dhe intensive në bregdet, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore. Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 6 ballë me lartësi vale deri në 3.5 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 14/20 Re shi/stuhi

Kukës 11/20 Re shi/stuhi

Lezhë 13/20 Re shi/stuhi

Dibër 10/20 Re shi/stuhi

Durrës 16/21 Re shi/stuhi

Tiranë 18/22 Re shi/stuhi

Elbasan 16/22 Re shi/stuhi

Berat 14/21 Re shi/stuhi

Vlorë 15/21 Re shi/stuhi

Korçë 10/22 Re shi/stuhi

Gjirokastër 11/21 Re shi/stuhi

Sarandë 13/21 Re shi/stuhi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here