Pse i trazoi fushata e PD, rilindjen dhe mendimtarët e saj…???

0
130

Mjafton të shihni shtypin pranë Ramës se si është ngulur e zhytur me hundë në kërkim të ndonjë incidenti tek tuk, për të kuptuar sa e arrirë ishte fushata brenda PD në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë apo kryetarë bashkie.

Forca më e madhe në opozitë,  prodhoi kaq shumë energji dhe PR në këtë fazë, dhe për këtë dha një kontribut jo të vogël pikërisht media kundërshtare me të, pra le ta themi, pjesa më e madhe e televizioneve dhe gazetave në vend.

 

Duke hulumtuar me imtësi për probleme, apo përplasje, ato i siguruan një publicitet falas dhe të pamenduar këtij procesi.

Primaret e PD ishin në ballinën e instrumentave kryesore të rilindjes.

Në fund të fundit, përplasjet janë ku e ku më interesante dhe tregojnë se një organizatë është gjallë, në krahasim me ligatinën e një partie ku secili mendon njësoj dhe ushqehet me talkin-points të gatuara nga zyra e propagandës.

Çelësi i suksesit është sigurisht vota. Mrekullia që ajo sjell në një vend të lirë.

Njerëzit e kanë nevojë jetike, si ushqimi, ajri, që të shprehen, të japin verdiktin e tyre. Të konsiderohen. Kjo bëri që rreth 70 përqind e demokratëve t’u drejtohen kutive të votimit.

Dhe e gjitha ndodhi bash në kohën kur shumica ka hyrë në një cikël radikal mbylljeje, izolimi dhe po bën çdo gjë që ka në dorë, me deformime të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, për të prishur zgjedhjet që po vijnë.

Erdhi në kohën kur në PS vota është zëvendësuar me një institucion tjetër. Që është idhujtaria ndaj liderit suprem. Dhe kjo është e vetmja garë që lejohet. Kush e kush të magjepset më shumë nga kryetari, kush e kush ta tregojë më mirë këtë në publik me sy të perenduar, kush e kush të thurë ditirambet më bujare.

Panegjerizëm rilindas. Kaq.

Pikërisht ky kontrast mes dy forcave më të mëdha politike në vend ka trazuar qeverinë dhe mendimtarët e Ramës.

Duke parë efektin që ka krijuar në publik angazhimi i PD, Rama prezantoi edhe ai një gjasme-primare, ku on-line anëtarësia ftohet të japë mendimin për udhëheqësit.

E gjitha një fasadë, sepse aktet e vërteta janë ato që e bëjnë diferencën.

Kur vijmë tek aktet, kemi pamundësi të Ramës për të ndryshuar kryesinë, apo qeverinë. Dhe kemi mbyllje të listave, ku ai vendosi të ruajë vendet preferenciale për servilët dhe besnikët e tij të pamposhur. Sigurisht për të mos lëshuar nga dora timonin e PS edhe pas daljes në opozitë.

Në anën tjetër, tek PD kemi një rezultat konkret.

Edhe pse të përjashtuarit nga pëlqimi i anëtarësisë nuk janë shumë, asgjë nuk e bën këtë një farsë.

Për shkak se kuotat dhe kreditet e secilit janë tashmë aty.

Janë të dokumentuara.

Demokratët kanë folur dhe kanë renditur se kush e ka konsensusin e tyre. Kush i përfaqëson më shumë, e kush më pak.

Pas kësaj, zor se lidershpi do të merrte ndonjë vendim përkundër këtij vullneti të shprehur.

Këto ishin në fakt primare.

PD komunikoi me anëtarësinë dhe me shoqërinë, pasi i dha mundësinë shumëkujt që nuk ishte pjesë e strukturave, të kalonte në gjykimin e tyre.

Sikur vetëm për këtë, nëse nesër do të kishte zgjedhje, padyshim që qytetarët do të vlerësonin një parti që hapet, që ka garë e që vlerëson votën, përballë një partie që është kyçur në spiropalizim të pakthyeshëm./MAPO

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here