Var veten me litar kryefamiljari, trupi gjendet nga fqinjët…

0
137

Një 51-vjeçar nga fshati Drobonik në rrethin e Beratit i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me litar.

Ylmi Qorraj është vetëvarur në një pemë prapa banesës së tij, ku është gjetur pa shenja jete nga fqinjët, që më pas kanë njoftuar policinë.

51-vjeçari, lindur në fshatin Zhitom dhe banues prej 15-vjetësh në fshatin Drobonik, mësohet se ishte në kushte të rënduara depresioni, të shkaktuar menjëherë pas divorcit nga bashkëshortja disa vite më parë.

Ai është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat,ku pas ekspertizës mjeko-ligjore ka rezultuar se, në trupin e viktimës nuk ka pasur asnjë shenjë toksike dhe se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga litari.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se, kemi të bëjmë me një vetëvarje pasi në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, po hetohet për zbardhjen e shkaqeve që e çuar 51-vjeçarin Qorraj në ndërmarrjen e aktit të vetëvrasjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here