I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo u shpreh se Rama bëri një stand up komedi dhe se nuk është stepur aspak.
Kristo: Rama është një stand up komedi që foli dy orë, por unë nuk pashë entuziazëm te pala e tij, por ne dimë ta ndajmë të qeshurën e shtirur. Ai nuk flet për ata që ka para, se u thotë që të gjithë janë të përjashtuar. Fjalimi i tij është për publikun se shqiptarët e kanë shumë qejf batutën.
Unë nuk shoh që Rama të ketë bërë marrëveshje në asnjë kuptim, Rama e do tortën gjithë për vete.