Një makinë në ecje e sipër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostratën Tiranë-Elbasan.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 dhe dyshimet e para janë se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike brenda makinës.
Njoftimi paraprak i policisë:
Më datë 13.10.2020, rreth orës 20:00, në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Tegut, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtuese shtetasen B.B., ku ka vetëm materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.