Ish-aktori i njohur Erion Isai, aktualisht kryetar bashkie në Kolonjë, tha sot në “Open” se gjatë 1 viti që ai ka qenë në krye të bashkisë, janë bërë mbi 12 milionë euroinvestime, në një zonë që më parë ishte e harruar.
Me ironi thumbuese, karikaturisti, mjeshti i madh Bujar Kapexhiu e ka pyetur se nga këto para sa është pjesa e tij.
Debati:
Isai: Dua të them që gjatë këtij viti që unë jam në krye të bashkisë Kolonjë, janë bërë 12.2 milionë euro investime.
Eni Vasili: Mos bëj fushatë
Kapexhiu: Nga këto 12 milionë, dua të di sa është pjesa jote?
Isai: Patjetër ta shpjegoj unë, pjesa ime është 100% e angazhimit tim personal, se për fatin tim dhe për nder të atij televizioni ku ju jeni ulur ju, i kam zgjidhur mekohë prblemet financiare.