Sistemi i shëndetësisë në kolaps/ Basha thirrje bluzave të bardha: Mos heshtni!

0
126

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u kërkon mjekëve të mos heshtin për kolapsjen e sistemit të shëndetësisë gjatë pandemisë, përndryshe do të mbajnë përgjegjësi.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Basha kërkoi prej bluzave të bardha nisjen urgjente të protokollit anti-Covid para se të rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi.

Kryedemokrati gjithashtu i mëshoi angazhimit të mjekut të familjes.

“Na ka rënë goja këto gjashtë muaj që të merren masa për testime masive. Dhe sot është Zëri i Amerikës që thotë se infektimet janë rritur me 15% dhe testimet kanë rënë. Kjo është për ndjekje penale. Por do të ketë kohë për këtë. Të lërë gërrvërret si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier dhe të marrë masa për sistemin shëndetësor.

Kjo është përgjegjësi e Edi Ramës dhe e kukullave të tij, që kur vjen puna për tendera sekretë janë të parët për të vjedhur. Të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë urgjentisht nisjen e protokollit të parë para se të rritet numri i të vdekurve. Duhet të përfshihet mjeku i familjes. Mjekët të mos heshtin përndryshe janë përgjegjës”, – tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here