Statistikat e Ramës për vrasjet dhe krimin, Strazimiri: Janë mashtrim dhe karshillik ndaj Kancelares Merkel

0
136
Nga Gent STRAZIMIRI
Karshillëk Kancelares Merkel…?!

Një ditë pasi Kancelarja Merkel i telefonon dhe në emër të integrimit i kërkon të luftojë krimin e organizuar, ky mashtrimi i zakonshëm me “uljen e numrit të vrasjeve” merr përmasa karshillëku ndërkombëtar…

Them karshillëk, sepse ky e di që edhe Kancelarja Merkel e di, pasi këtu veç ambasadës ka edhe ca duzina oficerësh të Bundeskriminalamt të instaluar në Tiranë, pikërisht se ky është bërë njësh me krimin.

Për Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë, “hëngshin kokat e njëri-tjetrit” nuk është as strategji e as luftë kundër krimit. Për Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë, të llogarisësh 3 të vrarë si 1 vrasje të vetme, është mashtrim i ulët.

Ky karshillëk prej mashtruesi ordiner, tregon se sa seriozisht e ka, dhe pse nuk e do integrimin…. Mafia dhe integrimi nuk shkojnë bashkë, kanë agjenda të kundërta! Kancelarja Merkel dhe Gjermania po bëjnë të pamundurën që ne të integrohemi!

PENGESA ËSHTË QEVERIA! #25_prill #hiqe_me_votë_pengesën_e_integrimit.

121538352 3495583433832727 3303980695172513288 o

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here