Shefi i Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.
Ora News informon se 39 vjeçari vijon të jetë në repartin e neurokirurgjusë. Ai ka një predhë brenda kafkës por është I vetëdijshëm.
Ndërkohë babai i tij Xhelal Hasanaj, 70 vjeç, ndodhet në gjëndje kome në spitalin e Shkodrës, ndërkohë 37 vjeçari është sjellë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Një 19 vjeçar është shpallur në kërkim për atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj.
Ai rezulton të jetë djali i Arben Hasanajt, ish-polici i Kufirit i cili prej tre vitesh është larguar nga vendi.
Si ndodhi atentati
Ata po udhëtonin në aksin rrugor Shkodër-Koplik me makinën zyrtare të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, kur u sulmuan me armë zjarri nga një motor. Nga breshëria e plumbave u goditën Mentor Hasanaj, 37 vjeç dhe babai i tij Xhelal Hasanaj, 70 vjeç, ndërsa Bashkëshortja e policit, Vjollca Hasanaj që po ashtu ndodhej në makinë shpëtoi mrekullisht./Oranews.tv