Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fiço ka publikuar masat për vendosjen e maskës mbrojtëse në ambientet e hapura, e cila nga nesër do të jetë me detyrim. Fiço theksoi se maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë personat mbi 11-vjeç gjatë qëndrimit jashtë shtëpisë, kur ecin në rrugë, në supermarket, në transportin publik dhe jo -publik kur udhëtojnë me persona të tjerë, para dhe pas konsumimit të kafes.
Ndërsa do të lejohen të lëvizin pa maskë ata që dalin nga shtëpia për akititet sportiv (vrap), ata që udhëtojnë vetëm me makinë, motoçikletë apo biçikletë, punonjësit që punojnë në ambiente të jashtme duke pasur distancë nga të tjerë si dhe studio televizive kur ruhet disatanca.
Të përjashtuar nga kjo masë do të jenë edhe personat me probleme shëndetësore që kanë një rekomandim nga mjeku. Në çdo rast kontrolli atyre do i kërkohet një verifikim nga autoritetet policore që do të mbikëqyrin zbatimin e vendimit të ri të qeverisë nga dita e nesërme.