Iriqi:-Çfarë strategjie ke për të mundur Lalin?
Vrenozi: – Po ç’strategji o t’u mbylltë. Hiç o, asgjë. Jo unë, po kushdo e mund këtë monstër.
Iriqi: – Po si?
Vrenozi: – Do premtoj se nuk do punoj. Fare, fare.
Iriqi: – Çfarë?
Vrenozi: – Duke mos punuar do shkojnë punët vaj. Se s’do kem oligarkë pranë. Pra nuk do ngrihen kulla, do ketë sheshe lojërash jo pallate, do kryen punët me garë e me më pak lek.
Iriqi: – Po uji?
Vrenozi: – Si në Korçë bre byrazer. 24 orë dhe të pijshëm. Po nuk e bën Lali se ujësjellësin e ka si lopë. E mjel për të paguar televizionet dhe gazetarë për bordet.
Iriqi: – Po për teatrin?
Vrenozi: – Teatrin do e bëj siç ishte dhe ku ishte. Po me lekët e Ramës dhe të Lalit. E sa të mbarojë ajo te dera do vendos një pllakë mermeri: ‘Teatri u ngrit me lekët që iu vodhën shqiptarëve’. Edhe sahatin do e vendos majë kullës që po ndërtohet. Të shihet që nga Durrësi.
Iriqi: – Po ajrin?
Vrenozi: – Do e monitoroj çdo ditë. Dhe nuk do lejoj më makina me naftë mazut.
Iriqi: – Kur fillon fushata juaj?
Vrenozi: – Nuk ka nevojë për fushatë. Veç një ditë më duhet. Se Lalin e urrejnë aq shumë në Tiranë sa pasi unë të zgjidhem kryetar bashkie do e fsheh për nja tre vjet në shtëpinë time.
Iriqi: – Tre vjet?
Vrenozi: – Tamam, tamam duhen dhjetë. Por unë kaq mund ta fsheh. Se nuk mbahet më gjatë. Nga që gënjen shumë e mos o zot më fut grindjen në familje. Se kur bëri Griseldën shtatzënë kush e di ç’shpif për nënën time!
Iriqi: – Po në tv do dalësh shpesh?
Vrenozi: – E kush nuk do të dalë?! Por nuk do kem rast.
Iriqi: – Pse?
Vrenozi: – Se s’do kem lekë të harxhoj. Unë vetëm pagën do kem. Jo si Lali që çuditej pse i jepnin edhe rrogë. Ndaj ai na qe bërë si markë televizori. Nuk thonin njerëzit, blemë një Samsung, por blemë një Lali 42 polç./ syri.net