Trupat ruse në Nagorno Karabakh, Moska bën kërkesën e papritur

0
200

Duket se Rusia ka vendosur që ndërhyjë fuqishëm në rajon, ndërkohë që lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit po shkakton një numër të madh viktimash çdo ditë.

Azerët kanë një avantazh të madh ndaj armenëve duke iu shkaktuar dëmtime të mëdha ushtarake si edhe rimarrje të territoreve të pushtuara, gjë e cila ka shkaktuar alarm në Yerevan si edhe tek aleatët e tyre të ngushtë, rusët.

Nisur nga situata e krijuar, shefi i diplomacisë ruse, Sergeji Lavrov ka kërkuar dërgimin e ushtarëve të Federatës së Rusisë në zonën e konfliktit si vëzhgues, gjë e cila në një farë mënyrë do të stepte edhe azerët.

“Për momentin mund të mjaftojnë vëzhguesit rusë, pse jo edhe si paqeruajtës në zonën e Nagorno Karabakhut.

Kjo do të ishte e mjaftueshme. Ne mendojnë se do të ishte korrekte nëse i nisnim vëzhguesit tanë në atë zonë. Por, duhet të jenë fillimisht palët aty që të pranojnë këtë gjë. E bëj këtë sugjerim duke marrë në konsideratë raportet që kemi me Armeninë dhe Azerbajxhanin”, tha Lavrov.

Azerbajxhani dhe Armenia janë duke luftuar për rajonin e Nagorno Karabakhut, territor brenda Azerbajxhanit, por që kontrollohet prej armenëve që prej vitit 1994.

Azerbajxhani kërkon largimin e trupave armene dhe dhënien e një autonomie të zgjeruar për armenët në Nagorno Karabakh, ndërsa Armenia kërkon njohjen e këtij rajoni si shtet të pavarur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here