Zhupa publikon videon: Paditë janë depozituar, mashtruesin Veliaj e pret drejtësia!

0
133

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, se PD nuk i ka depozituar paditë ndaj tij.

Ne nje postim ne Facebook, Zhupa shkruan se Paditë janë depozituar dhe Veliaj do të përgjigjet për shpifjet e tij

Reagimi i Zhupës

Mashtrimi është mjeshtëria e Veliajt!

Partia Demokratike e ka paditur Veliajn për shpifjet e tij të vazhdueshme që kanë vetëm një qëllim: të largojnë vëmendjen nga dështimet flagrante të qeverisë dhe të bashkisë. Të cilat kanë varfëruar shqiptarët dhe rrënuar Tiranën.

Paditë janë depozituar dhe Veliaj do të përgjigjet për shpifjet e tij. Mashtrimet e përditshme dhe kasetat me regji qendrore nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësitë për shkatërrimin e Tiranës dhe shpifjet e përditshme!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here