Hipoteka e Korçës është mbyllur gjatë ditës së sotme, për shkak se 3 punonjës të saj kanë rezultuar pozitiv me covid-19.
Mësohet se punonjësit janë karantinuar dhe po u merret tamponi personave që kanë pasur kontakt ditët e fundit.
Burime bëjnë me dije se gjendja e punonjësve që janë prekur me Covid është e qendrueshme, dhe deri tani nuk kanë pasur nevojë për trajtim spitalor.