Lali Eri bëhet nostagjik, bën rrëfim mallëngjyes: Nëna ime edhe pse me dy fakultete, punonte pastruese…unë çuni i pastrueses që shiste fiq…

0
124

Erion Veliaj është shfaqur në një takim në njësinë bashkiake 8 në Tiranë, ku ka folur për çdo gjë, që nga prejardhja e tij nga një familje modeste, tek profesioni i nënës, opozita, etj, etj.

Veliaj tha se nëna e tij kishte dy diploma, por punonte pastruese sepse shteti ishte në kolaps. Kryebashkiaku e quajti një krenari këtë fakt dhe u shpreh se ai ishte “çuni i pastrueses” që “shiste fiq”.

Nuk është hera e parë që Veliaj flet për familjen e tij të thjeshtë, duke dashur të tregojë që është një politikan “self-made”, pra i bërë vetë. Në këtë rrëfim mallëngjyes, duket se ai ka harruar të na tregojë, rolin e Edi Ramës, në “bërjen vetë” të Lalit.

Nëna ime edhe pse me dy fakultete, punonte pastruese, sanitare, sepse kështu ishte koha, shteti kolapsoi.

Çuni i pastrueses, goca e pastrueses, kur gjërat bëhen me meritë dhe talent, në parti që hap dyert për këdo punon dhe djerësitet, çdo gjë është e mundur.

E di çfare do të thotë të rritesh si çuni i pastruese, por mamatë tona nuk kanë vrarë njeri, as kanë vjedhur njeri, as nuk duan të bëhen deputetë që të na shpëtojnë nga burgu. Edhe punën si pastruese e kanë bërë me dinjitet sepse kanë parë mundësi të shërbejnë.

Njëqind herë më mirë të jesh bijë i prindërve të ndershëm, sesa bij të kryeministrave, ta tyre që lidhin jetën me Hollandën apo atyre që kanë banjo për macet“, tha ndër të tjera Veliaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here