Nga sot maskat me detyrim, Rama e nis ditën me terror: Pandemia e vitit 1918 vrau 50 mln njerëz

0
115

Kryeministri Edi Rama duket se kishte muaj që e kishte ‘harruar’ pandeminë. Por kete te enjte papritur iu rikthye mesazheve me terror.

Ne nje postim ne Facebook kryeministri risjell në kujtesë pandeminë e vitit 1918, e cila siç thekson ai, zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here