Rama nuk mashtron vetëm me grafikun për borxhin dhe investimet

0
149

Nga Gjergj Erebara, BIRN*

Sipas një grafiku të publikuar në faqen në Facebook të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, borxhi publik i Shqipërisë është rritur me mesatarisht 60 miliardë lekë në periudhën 2006-2013 si dhe 46 miliardë lekë për periudhën 2014-2021.

Po në të njëjtën periudhë, sipas grafikut të kryeministrit, investimet publike kanë qenë 70 miliardë lekë në vitet 2006-2013 dhe 79 miliardë lekë në vitet 2014-2021.
Grafiku mbart pasaktësi vizuale ku kolona e investimeve 70 miliardë lekë e periudhës 2006-2013 është më e ulët se sa kolona 60 miliardë lekë e të njëjtës periudhë. Pavarësisht se shumë komentues ia vunë në dukje këtë pasaktësi, faqja në Facebook e kryeministrit vijoi të mbante të publikuar grafikun e pasaktë deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi.

Por pasaktësia grafike është dukshëm vetëm njëra anë e problemit. Ana tjetër është që të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave për borxhin publik dhe investimet kapitale japin një mesatare shumë të ndryshme nga ajo e llogaritur nga stafi i kryeministrit.

Ministria e Financave i ka të publikuara këto të dhëna në një dokument Excel në faqen e vet të internetit. Në këtë file Excel, deficiti buxhetor mesatar për periudhën 2006-2013 ka qenë 50.2 miliardë lekë dhe jo 60 miliardë. Të dhënat zyrtare tregojnë se fondi mesatar i investimeve publike përgjatë kësaj periudhe, kanë qenë 70 miliardë lekë dhe kjo është edhe shifra e dhënë në grafikun e kryeministrit.

Sa i përket të dhënave për periudhën 2014-2021, kryeministri nuk shpjegoi se çfarë metodologjie kishte përdorur për shkak se vitet 2020 dhe 2021 nuk i përkasin të shkuarës, por të ardhmes.

Në këtë drejtim, dokumenti i Ministrisë së Financave për të ardhurat dhe shpenzimet që përshkruam më lartë, nuk shërben por një dokument tjetër publik i quajtur Kuadri Makroekonomik e Fiskal mbart parashikimin për deficitin dhe shpenzimet kapitale për vitet 2020 dhe 2021. Ky dokument gjendet po në faqen e internetit të Ministrisë së Financave.

Bazuar në këto të dhëna, shpenzimet mesatare kapitale për periudhën 2014-2021 janë 80 miliardë lekë ndërsa deficiti buxhetor mesatar për këtë periudhë është 56.4 miliardë lekë.

Edhe këtu, shifra e investimeve është e njëjtë me atë të dhënë nga kryeministri, ndërsa shifra e deficitit buxhetor mesatar është shumë e ndryshme. Grafiku i kryeministrit sugjeron se deficiti këtë periudhë është mesatarisht 46 miliardë lekë në vit, ose 10 miliardë më pak se sa të dhënat e Ministrisë së Financave.

Të marra bashkërisht, deficiti buxhetor për të dyja periudhat është 150 miliardë lekë ose 1.2 miliardë euro ndryshe nga shifrat e publikuara nga kryeministri.

*Titulli në orgjinal/ Borxhi dhe investimet 2006-2019 (infografik)

ImageImage

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here