Gjuhëtari Bahri Beci para disa kohësh ka zbuluar një letër të gjatë, që në fakt ishte një fletërrufe kundër studiuesit Selman Rizës ku në kuadër të revolucionit kulturor, kritikohej mbi punën në Institutin e Gjuhësisë. Ajo ccfarë na pat tërhequr në letër ishte thirrja macabre “T’I pritet koka Selam Rizës”, që më vonë u zëvendësua me thirrjen “T’I ccirret maska”. Ne e risjellim të plotë këtë njoftim mbi “fletërrufenë” ku një gjuhëtar zbulon për kolegun e tij, ccfarë regjimi shkaktonte në psikën e njerëzve, e sidomos atyre që kontribuonin në shkencat humane
***
“Në vitin 1967, kur në vendin tonë flitej me të madhe për të ashtuquajturin “Revolucioni kulturor kinez i 100 shkollave dhe i 100 luleve” dhe gjoja nxitej kritika e hapur dhe pa druajtje, profesor Selman Riza i dërgoi një letër gazetës “Zëri i Popullit”.Në të ai kritikonte dobësitë e theksuara që vëreheshin në punën e Instituit të Historisë dhe Gjuhësisë.
Meqë gazeta nuk ia botoi letrën, Selman Riza pati guximin dhe vendosmërinë që ta vendoste në “këndin e fletërrufeve”, që ishte ngritur, sipas shembullit kinez, si kudo në vendin tonë edhe në Institut. Por, menjëherë vërshuan kundër tij fletërrufetë, kryesore i të cilave ishte fletërrufeja zyrtare, vënë e para me mbështetjen e sekretarit të Komitetit të Partisë së Rrethit, në të cilën u lëshua thirrja makabre “T’i pritet koka Selman Rizës”.Pas pak ajo u zëvendësua me thirrjen “T’i çirret maska Selman Rizës”.
Sipas modelit kinez u organizuan mbledhje “demaskuese” para kolektivit, në të vërtetë gjyqe politike të tipit kinez, që zgjatën dy ditë, deri në orët e vona të natës dhe që çuan në mënjanimin e profesor Selman Rizës nga shkenca, e pse jo edhe nga jeta.
“Letër e hapur shokëve të organizatës bazë të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë me rastin e mbledhjes për dhënie llogari e zgjedhje”, ka mbetur e panjohur deri tani. Engjëll Agoni në veprën “Selman Riza, gjuhëtar dhe atdhetar i shquar”, Tiranë 2009, ndër të tjera ka shkruar se letra ndodhet në Arkivin vetjak të Selman Rizës, kurse Rexhep Ismajli, botuesi dhe njohësi më i mirë i veprës së tij, ka shkruar në librin “Pasionet dhe pësimet e Selman Rizës”, Prishtinë 2009, se nuk e kemi Fletë rrufenë e Selman Rizës ose “Letrën e hapur shokëve të organizatës bazë të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë me rastin e mbledhjes për dhënie llogari e zgjedhje”..
Këto ditë, krejt rastësisht, gjatë një ristemimi të bibliotekës, kam gjetur një zarf që kishte mbrenda një kopje të Fletërrufesë a Letrës së hapur të Selman Rizës që mban datën 6.III.1967 së bashku me disa shënime në formë procesverbali me titullin “Mbi disa koncepte dhe veprime të dëmshme të S. Rizës, Dh. Pilikës dhe Z. Shkodrës” dhe një fletë të veçantë pa titull që duket të jetë reagimi i E. Çabejt për letrën e profesor Rizës. Letra mban datën 11.III.67 dhe emrin E. Çabej poshtë.
Duke vlerësuar Letrën e hapur a Fletërrufenë e profesor Rizës si një dëshmi me interes për jetën dhe veprimtarinë e profesor Selman Rizës, po edhe si një pasqyrë e zhvillimeve të kohës, po e vemë në dispozicion të publikut të gjërë, po edhe të specialistëve që janë të interesuar”- shkruan gjuhëtari, Bahri Beci, i cili na vë në dispozicion për botim edhe letrën e hapur apo fletërrufenë e profesor Selman Rizës, më ’67-ën, letër që u bë shkak për largimin e tij nga Instituti i gjuhësisë dhe i historisë, si ciceron në Berat. Letra nuk eeshtee beeree publike deri tani
LETRA
Letër e hapur shokëve të organizatës bazë
të Institutit të Historisë
dhe të gjuhësisë me rastin
e mbledhjes për dhënie llogari e zgjedhje.
Të dashur shokë,
Në dokumentet e partisë e në veprat e shokut Enver ripohohet me forcë e madje ritheksohet me pathos kërkesa themelore që ccdo komunist jo vetëm të mendojë e të ndjejë, por edhe të veprojë e të luftojë me një veëtmohim e vetëharrim të vazhdueshëm e të pandërprerë prej komunisti.
Lidhur me këtë pikë kam këto vërejtje në adresë të komunistit Androkli Kostallari:
Prej vitesh kam prurë bindje se shoku Androkli ka arritur një formim professional nga më të ngriturit, dhe një kalitje ideologjike për t’ia pasur lakmi.
Por gjithashtu prej vitesh kam konstatuar se shoku Androkli ka mbajtur qëndrime dhe këta kurse veë atij personalisht ose i kanë prishur punë pak, ose I janë imponuar nga forca e rrethanavet; në rastet tjerë ai ka mbajtur qëndrime joparimorë dhe ka ndjekur kurse subjektivë.
Po këjo kontradiktë e dyfishtë e parimorësisë joparimore, të qëndrimevet që ka mbajtur, dhe e objektivitetit subjektiv të kursevet që ka ndjekur shoku Androkli, vallë si mund të shpjegohet …, si duhet shpjeguar?
Këtë kontradiktë të dyfishtë të shokut Androkli njeriu mund të duhet të shpjegojë vetëm me metodën e pagabueshme të materializmit dialektik, e për pasojë vetëm me pranimin e moslikiudimit të mbeturivet të huaja në ndërgjegjen e tij përndryshe socialiste, sicc janë: individualizmi, deklarativizmi; vetëgjyqësia, kompleksi i superioritetit, mostolerimi i kritikavet, mosqenia autokritik etj.
Ky moslikuidim i këtyre mbeturive shokun Androkli e ka shpënë të marrë vendime arbitrare dhe të ndjekë kurse të dëmshëm në ccështje me rëndësi madhore, sicc janë të mëposhtëmet:
Shok Androkli ka ngadalësuar së tepërmi ritmet e hartimit të fjalorit të mesëm shqip-shqip, duke ccpërfillur kështu nevojën jo vetëm thjesht gjuhësore por edhe kulturore të përgjithshme jashtëzakonisht të ngutshëme që ndjejnë për një fjalor të këtillë masat e gjëra punuese së bashku me vetë gjuhëtarët e shkrimtarët e vendit t’onë, duke grumbulluar një kartotekë leksikografike me përpjestime të një dobishmërie më fort perspective se sa aktuale, e duke shpërqëndruar forcat më krijuese të sektorit përkatës në detyra sekundare, të pangutshme dhe pjesërisht jashtë profilit tematik sektorial të mirfilltë, sicc do të shihet nga pikat 2) dhe 4).
Qysh prej vitit 1960 deri para dy muajvet të fundit shoku Androkli ka ngulmuar në vazhdimin e hartimit të një fjalori shqip-rusisht prej 40.000 fjalësh, të cilit (hartim) ai i ka sakrifikuar tri forcat kryesore të sektorit përkatës: vetëvehten, P.Gecin dhe Xh.Lloshin, sado që ai qysh atëhere duhej të ishte bërë plotësisht I ndërgjegjshëm se për hartimin e një fjalori të këtillë mungonin kryekëput si baza leksikografike nromale (kontretisht egzistenca e një fjalori shqip-shqip prej së pakti po aq fjalësh), ashtu urgjenca politico-kulturore.
Duke nënvlerësuar pa të drejtë rëndësinë e tekstevet mësimorë, shoku Androkli vazhdon të refuzojë që sektori i fjalorit (alias i leksikografisë e njëherazi pikërisht edhe i leksikologjisë) të marrë përsipër hartimin me afat 5-vjeccar të pjesës leksikologjike të kursit të plotë të shqipes së sotme letrare.
Në caktimin e temavet të punimevet qoftë vehtjakë qoftë të disa anëtarëve tjerë të sektorit të fjalorit, shoku Androkli gati sistematikisht ka synuar që profiling tematik të këtij sektorit ta zgjerojë në kurriz të sektorit të gramatikës.
Në sajë të postit të drejtorit të institutit, shoku Androkli ka lejuar vehtes edhe tjera ccfaqje të shpirtit të repartit në favor të sektorit që drejton në të njëjtën kohë, e për pasojë në dëm të sektorëve të tjerë të institutit.
Moslikuidimin e mbeturivet të huaja në ndërgjegjen përndryshe socialiste të shokut Androkli- kryesisht e kanë shkaktuar në një anë grumbullimi i sa e sa kompetencave të udhëheqjes shkencore dhe funksioneve të drejtimit administrative, e n’anë tjetër mosushtrimi i kontrollit të rreptë mbi atë dhe mospraktikimi i kritikës së hapët ndaj atij nga lart, horizontalisht dhe nga poshtë.
Prandaj kolektivi i institutit dhe organizata- bazë e partisë duhet të bëjnë kthesë në ndihmimin e shokut Androkli për likuidimin e mbeturivet të sipërme.
Pa këtë kthesë në këtë ndihmim, shoku Androkli nuk do të mund të cclirohej nga këto mbeturi që i janë si të thuash kurulldisur në mendje e në shpirt, që ia shtrembërojnë tërë optikën e sendevet dhe të njerëzvet, dhe që ia komprometojnë, keqas tërë punën drejtuese si përgjegjës i sektorit të fjalorit dhe drejtor i institutit.
Në rradhën e vet, pa këtë cclirim nga këto mbeturi egziston rreziku që shoku Androkli të bëhet pengesë serioze për revolucionarizimin në thellësi të institutit t’onë.
Por ky rrezik nuk do të vërtetohte kurrë, sepse shokun Androkli na të gjithë do ta ndihmojmë me forca të bashkuara e sigurisht me sukses të plotë. E ai do të ndihmohet kështu prej neve të gjithëve, sepse na kurrsesi nuk mund të lejojmë vehtes lluksin absurd e madje sabotues që të mos shpëtojmë një shok me talent shkencëtari dhe organizatori.
Tani, ja dy arësyet, për të cilat vendosa që këte letër të mos ia dorëzonj të mbyllur sekretarit të organizatës-bazë, por ta afishoj në gazetën e murit të institutit:
Gjatë gjithë vitit të kaluar si dhe gjatë këtyre dy muajve të parë të vitit vazhdues, dy vite kaq vendimtarë këta për mbarë vendin t’onë e veccanërisht për inteligjencën e tij popullore, autokritikat nga ana e shokut Androkli ose kanë munguar krejt ose kanë qenë tepër gjenerike.
Qysh prej mëse 10 vjetësh shoku Androkli drejton sektorin e fjalorit dhe institutin, ku prandaj në përgjithësi ka egzistuar dhe vazhdon të egzistojë një frymë tolerante ndaj dobësivet dhe të metavet të tija si drejtues.
Në këto rrethana, këjo letër cc’farë efekti mund të prisnja që të prodhonte mbi shokun Androkli, sikur materialet e saj dhe analiza e tyre të njiheshin vetëm nga shokët e organizatës-bazë të institutit?
Shokë të dashur, lejomëni që të përfundonj me këtë thirrje që më ka buruar nga një shpirt oh! Ende gjithënjë sa i pakulluar, por perherë e më fort i etshëm për kullim:
Le të kemi gjithëmonë dhe në gjithëccka
stilin enverian dhe frymën enveriane!
***
Kush është Selman Riza?
Selman Riza (Gjakovë, 21 dhjetor 1909 – Tiranë, 16 dhjetor 1988[1]) ka qenë publicist, gjuhëtar dhe albanolog shqiptar nga Kosova. Riza kreu mësimet fillestare në mejtepin e xhamisë së “Haxhi Ymerit” ndërsa i vazhdoi në mejtepin “Ruzhdie”. Dëshira për t’u shkolluar në gjuhën shqipe e detyroi të largohet nga Gjakova, nga Kosova, qysh në moshën 13-të vjeçare. Në vitin 1922 u nis ne kembe për në Tiranë, ku menjëherë u regjistrua në shkollën plotore “Naim Frashëri”, në të cilën, në vitin 1925, u shpall nxënësi më i mirë në shkollë. Në vitin 1925, Selman Riza i vashdon mësimet në Liceun e Korçës, që ne ate kohe ishte shkolla më me emër në Shqipëri. Edhe në Korçë, sikur në Tiranë, Selman Riza ishte nxënësi më i dalluar, me rezultate të shkëlqyeshme. Në vitin 1932, Ministria e Arsimit i dha një bursë Selman Rizës për të ndjekur studimet në Universitetin e Tuluzës në Francë. Atje Selman Riza brenda tri vjetësh (1932-1935) kreu dy fakultete: Gjuhë-Letërsi franceze dhe Drejtësi.