I pyetur nga gazetari Arjan Çani në emisionin Zonë e lirë se pse pranoi të hynte në debat me Ramën nëpërmjet telefonit, kreu i PD Lulzim Basha, tha se dje shqiptarët mësuan se Rama u zbulua para shqiptarëve edhe si frikacak, pasi si hajdut dhe gënjështar ishte zbuluar me kohë.
Lulzim Basha: Kur ke faktet me vete, kur ke të drejtën me vete, kur ke argumentat me vete, kur ke ligjin me vete, kur ke të vërtetën me vete, pak rëndësi ka je në telefon apo je aty. Ndërsa gjëja tjetër që doli dje, është që të gjithë e denim që kishim të bënim me një gënjështar dhe me një hajdut, dje e morëm vesh që kishim të bënim edhe me një frikacak