Publikohet videoja, si dështoi atentati ndaj biznesmenit në Tiranë…

0
176

Një atentat ka mbetur në tentativë mbrëmjen e të enjtes në kryeqytet ku dy persona të maskuar dhe me pistoletë në dorë kanë ndjekur biznesmenin Andon Dhima kur ky i fundit po shkonte në apartamentin e tij.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në abcnews.al videon ekskluzive kur dy atentatorët kanë ndjekur biznesmenin i cili është futur në pallatin ku jeton, që është edhe në pronësi të tij.

Ai futet në hyrje të pallatit pak sekonda pas vajzës së tij, e cila merr ashensorin bashkë me një shoqe. Sekondat e fundit të pritjes së ashensorit i kanë shpëtuar jetën biznesmenit i cili arrin të ngjitet në një kohë me të bijën. Ai ecën i qetë pa e ditur që dy persona të armatosur po vijnë pas tij.

Të dy personat vijnë të pashqetësuar, lënë çadrën jashtë pallatit dhe futen në godinë, ndërkohë që janë të maskuar. Në duar secili prej tyre mban pistoletë. Njëri prej tyre e bën gati pistoletën gati për ta shkrepur. Por për fat të mirë biznesmeni në atë kohë ngjitet lart në apartamentin e tij.

“Biznesmeni i ka treguar policisë se pas këtij kërcënimi mund të fshihet ish deputeti socialist, Ben Blushi, me të cilin pranon se ka një konflikt të hapur”, raportonte ABC News një ditë më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here