Ditën e sotme, moderatorja e njohur Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë.
Ajo solli në jetë një djalë, të cilin kanë vendosur ta quajnë Diell.
Pak momente më parë, Arbana ka publikuar foton e parë ku ka kapur duart me vogëlushin dhe partnerin e saj, regjisorin Eduart Grishaj, duke shkruar emocionet e para.
“Një Diell i vogël na shndriti sot! Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua”, shkruan Arbana krahas fotos.