Basha flet për inceneratorët: Peshkun e madh e pamë të kërcente nga belaja…

0
139

Në lidhje live nga selia e PD, lideri i opozitës Lulzim Basha foli për inceneratorët në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.

Gjatë intervistës me gazetarin Enkel Demi, Basha akuzoi qeverinë për keq-menaxhim të situatës së pandemisë, ndërsa shtoi se shumë biznese janë në një krizë të thellë ekonomike.

Po ashtu kryedemokrati rikujtoi planin me pesë pika të propozuar nga PD, duke theksuar se nëse do të ishte marrë në konsideratë nga qeveria atëherë shumë familje do të ishin ndihmuar.

I ndalur tek inceneratorët, Basha tha se qytetarëve shqiptarë i janë marrë 75 milion euro për tre inceneratore, dy prej të cilëve sipas tij nuk ekzistojnë.

“Territori kontrollohet nga njerëz që kanë frikë dhe që fshehin diçka, ndryshe nuk kanë se të kenë frikë. Një nga aspektet më të rëndësishme të mirë menaxhimit të pandemisë është të sigurojmë që të ndihmohen qytetarët.

Shqipëria është goditur shumë rëndë nga kjo krizë. Ndaj kemi dalë me një propozim konkret i cili do të ndihmonte qytetarët. Edhe Serbia nuk ka rënie, por rritje edhe gjatë kësaj situate në pandemi.

Qeveria edhe në këtë kohë pandemie taksat ka vijuar ti vjelë, në disa zona që kam vizituat kam parë se gjendja e bizneseve është e mjerueshme, varfëria ka rritur nivele therëse. Nëse do të merrej në konsideratë plani ynë me 5 pika çdo familje do të ndihmohej. Pyetja është çfarë bën qeveria me taksat që mbledh?

Analizat e bëra nga Ministria e Financës tregojnë se një shumë e madhe ka shkuar tek inceneratorët e plehrave dhe kjo është arsyeja se përse kjo çështje këto javë ka dominuar në diskursin tonë politik”, deklaroi Basha.

Basha tha se Tirana dhe Fieri nuk kanë inceneratorë edhe pse paratë sipas tij janë marrë.

“As Tirana as Fieri nuk kanë inceneratorë edhe pse paratë janë marrë. Pyetja është ku shkuan paratë dhe përse u morën pa tender, pa asnjë tender. Këto janë pyetje për të cilat qeveria duhet japë përgjigje. Kanë marrë 75 milion euro, por kanë investuar 20%, ku është pjesa tjetër e parave. Por megjithëse janë investuar kaq shumë, Shqipëria është e zhytur në plehra.

Shqiptarëve i janë marrë 75 milion euro për tre inceneratore, dy prej të cilëve nuk ekzistojnë. Këto tre inceneratorë janë mjaftueshëm për të plehrat e Shqipërisë, Greqisë, apo edhe një pjesë të Italisë. Pyetja është, kush është peshku i madh në Shqipëri.

Unë mendoj që peshkun e madh e pamë të kërcente nga belaja në një nga studiot në Shqipëri.

Mendoj se të gjitha këto na çojnë tek një person që ka një pushtet dhe është Edi Rama. Kush tjetër mund ta bëjë gjë të ndodhë”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here