IKMT ka njoftuar që nesër do të shembë 10 ndërtesa në Tiranë. Objektet preken nga ndërtimi i lotit të 3 nga ‘Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta deri te Rrethrrotullimi Shqiponja’.
Njoftimi i IKMT:
Në vijim të realizimit të projektit “Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta-Rrethrotullimi Shqiponja” (Loti 3).
Ditën e martë, datë 20.10.2020, do të vazhdohet me lirmin e sheshit të ndërtimit nga objektet e shpronësuara me VKM Nr. 231 datë 17.04.2019 dhe nga objektet informale. Nga ana e IKMT janë mara masa për ditën e nesërme për prishjen e 10 objekteve. Për këto objekte është bërë njoftimi i pronarëve dhe janë marrë masa për lirimin e tyre.
Autoriteti Rrugor Shqiptar në bashkëpunim me, Policinë e Shtetit, IKMT-në dhe Kontraktorin që realizon punimet, kanë marrë masa për mbarëvajtjen e trafikut në ditët në vijim.’