Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj nepermjet nje postimi ne Facebook eshte kunderpergjgijur për akuzat që kreu i qeverisë, Edi Rama bëri sot në adresë të Presidentit të Republikës.
Postimi i plote:
Edi Rama nuk të shpëton dot inati që ke me Presidentin!
Ilir Meta ka qen Komandant i LSI dhe të shkon apo jo përshtat ty tani është Komandant i Forcave të Armatosura, ndërsa ti nuk je as komandant i kotecit tënd.
Nuk ushqehen shqiptarët me pallavrat e tua. Jep llogari për 75 milion eurot që ke çuar tek inceneratorët fantazëm dhe për djersën e gjakun e naftëtarëve që janë sot në grevë urie. Për këto fol ti, jo për parrulla boshe që nuk ti dëgjon më asnjëri.