Ministrja Elisa Spiropali është e ftuar sontë në “Syri Tv”, ku është pyetur se kush po na qeverisë PS apo “rilindja”? Spiropali u përgjigj se nuk egziston një ndarje e tillë.
“Votuesit e PS, ashti, palca e PS nuk ka asnjë dilemë të tillë. Këto janë diversione të dëshpëruara të atyre që kemi përballë, të cilat as po ngjisin dhe as po ndezin. Ne jemi të sigurt për fitoren e 25 prillit, prandaj mundohen të na ndajnë në rilindas dhe socialistë,” tha Spiropali.
Më pas ministrja tha që mazhoranca i ka bërë çdo marrëveshje me opoziten.
“Boll kemi duruar 4 vite. Durojmë fyerje dhe sërish i presim në Kuvend,”
Këshilli në mars ka vendosur që të çelim negociatat. Ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet që ata na kanë vënë. Ne bëmë ndryshimet kushtetuese për të reflektuar një nevojë shoqërore. Ne kemi bërë një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR,” deklaroi Spiropali.