Dy spitalet Covid në vendin tonë tashmë janë tejmbushur dhe për këtë arsye duhet të shtohen kapacitetet.
Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike në një intervistë me gazetarin Enkel Demi në Abc-ja e Mëngjesit.
Virusi është kudo, u shpreh kryedemokrati, dhe për këtë arsye duhet bërë gjithçka për të shmangur zinxhirin e transmetimit.
Megjithatë, sipas tij, situata e pandemisë në vend është lënë në dorë të fatit dhe masat frenuese në këtë pikë mund të merren nga vetë qytetarët.
Basha u shpreh:
“Pa diskutim që virusi ndodhet mes nesh. Është detyra ime që të marr masa për të mbajtur të sigurt njerëzit afër meje. Unë nuk mund të kërkoj nga mëngjesi deri në darkë, masa nga qeveria dhe të mos bëj vetë aq sa kam në dorë. Duhet të bëjmë çdo gjë për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.
Virusi është kudo. Edhe në njerëz që njoh edhe në rrethin tim. Infektimi vazhdon kudo dhe duhet marrë seriozisht. Rama e ka lëshuar pa duar këtë situatë deri tani. Masat e vetme frenuese mund të merren nga njerëzit vetë.
Qeveria të bëjë detyrën e saj, rritje testimesh, masa mbrojtëse për mjekët, mësuesit, dezinfektimet e shkollave kapacitete shtese.
Dy spitalet kanë arritur ngopjen totale, sipas burimeve. Mjeku i familjes, duhet të përgatitet, duhet të mbrohet.. Qeveria shqiptare të bëjë detyrën e saj. Një nga arsyet se pse infeksioni po përhapet me shpejtësi është se qeveria shqiptare vetëm flet dhe vetëm gjobit.”
Ndërsa, sa i përket menaxhimit të situatës nga ana ekonomike, qeveritë e rajonit po dalin më të fituara sepse i kanë çuar paratë tek qytetarët.