Ish-kryeministri Sali Berisha postoi një tjetër video nga afera e inceneratorëve. Sipas tij, ‘peshku i madh’ në këtë histori është Edi Rama dhe pas tij vjen Arben Ahmetaj.
“Arben Ahmetaj, kryesor pas peshkut të madh Edvin Hajdutit në aferën e djegësave dhe plehrave.
Në këtë aferë janë edhe duart e zeza të Veliajt, Terr Kokes dhe Arben Malavitës.
Në të tre djegësat Elbasan-Fier-Tiranë janë përdorur për të firmosur si fitues të tendervjedhjes së madhe dy sekserë famozë, Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto. Kjo video flet vetë!!” shkruan Berisha.