Çështja e detit i lihet Hagës, gazetari: Pse gjykata ndërkombëtare është në disfavor të Shqipërisë

0
154

Greqia dhe Shqipëria ranë dakord sot që marrëveshja për çështjen e detit të shkojë në gjykatë ndërkombëtare. Vendimi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Jashtëm grek Nikps Dendias, i cili zhvillo sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

Ndërkohë, gazetari i Abc News, Ferdinand Dervishi shprehet se kjo marrëveshje e fundit i heq kryeministrit Rama përgjegjësitë nga vetja.

Gjatë bashkëbisedimit në studio me gazetaren Fabiola Hoxha, Dervishi tha se çuarja e çështjes në një gjykatë ndërkombëtare është në disfavor të Shqipërisë. Sipas tij raste të ngjashme janë zgjidhur midis dy palëve jo me anë të gjykatave.

“Përparimi sot ishte pranimi nga të dyja palët për të shkuar në gjykatë ndërkombëtare. Unë e shoh marrëveshja e detit në tërësinë e saj është e pakuptueshme për publikun. Kur fliste Berisha 12 miljet…njerëzit nuk e kuptojnë çfarë po ndodh. Realisht është një gjë që atyre ju takon. Ne kemi deklaruar 12 milje, grekët nuk kanë folur. Problemi është çfarë impakti kanë këto gjëra te populli i thjeshtë. Rama tha çfarë të keqe ka edhe ne e kemi shpallur. Por me kalimin e kohës u tërhoq se populli s’po e kuptonte. Kështu e kuptoj edhe këtë. Rama duke e hequr nga vetja e kalon te gjykata ndërkombëtare dhe heq kështu një barrë shumë të madhe nga vetja. Është teknikisht shumë e vështirë për tu kuptuar. Të thjeshtit duan tu thuash Greqia po na merr deti dhe kaq ju mjafton.

Derisa po shkon në gjykatë ndërkombëtare nuk ka asnjë marrëveshje tjetër. Për mendimn tim shkuarja në gjykatë është në disfavor të Shqipërisë. Rastet të ngjashme janë zgjidhur midis dy palëve jo me anë të gjykatave. Zgjidhja është e drejtë. Gjykata ndërkombëtare jep vendime bazuar në ligje që ajo njeh. Në këtë rast ajo njeh ligjin e detit. Do të ndodhë që ai ishulli i madh Othonoi do merret 100% sikur është kontinent. Ndërkohë që në marrëveshje Itali-Greqi në 1997 italianët kanë marrë më tepër. Ajo që djeg më shumë është shkëmbi Barketa. Në marrëveshjene parë të Berishës mori emërtimin e ishullit. Gjykata ndërkombëtare e quan këtë shkëmbin Barketa ishull. Atëherë gjykata na ndëshkon neve. Ne nuk na intereson kjo zgjidhje, por një zgjidhje dy palëshe që shkon në favorin tonë”, u shpreh ai.

Më tej ai shton se nga ana tjetër është Turqia ajo e cila kërkon të krijojë precedent, pasi duan që Shqipëria  ti marrë Greqisë ishujt me fuqi jo të plotë.

Është edhe Turqia që kërkon që ishujt grekë të mos marrin fuqi të plotë. Do të ndajnë hesapet më vonë. Turqit duan që Shqipërua ti marrë Greqisë ishujt me fuqi jo të plotë. Ka edhe një pengesë tjetër që janë vendimet e gjykatës kushtetuese. Do të duhet që ne ta përmbysim këtë marrëveshje”, u shpreh gazetari.

Dervishi shton më tej se ajo që nuk i pëlqeu gjatë konferencës së përbashkët Rama-Dendias është heqja e ligjit të luftës, që u tha se u ra dakord sëbashku.

“Futja te ligji i luftës. Më tërheq fjala sëbashku. Pse së bashku? Ç’punë ka Shqipëria me ligjin e luftës që e ka vendosur mbreti grek. U duk sikur ky ministri i jashtëm grek ishte jashtë loje, fliste për Turqinë, ca lidhje kishte. Por nuk ka qenë jashtë loje. Ai e kishte të shkuar dhe po e lexonte. Është një deklaratë me presion brenda”, tha Dervishi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here