Ditën e sotme policia e shtetit njoftoi se gjatë konstatimit në terren për masat e reja anti-covid, i cili e bën të detyrueshme mbajten e maskës në ambjentet e hapura. Më njoftim theksohet që 522 qytetarë nuk kishin të vendosur maskën dhe u gjobiten me 3 mijë lekë të reja.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe në orët e mbrëmjes.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse, pasagjerë pa maska në automjetet e transportit publik dhe pasagjerë pa maska në automjetet private, të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesin e automjetit. Për këto raste, shërbimet e Policisë së Rendit dhe ato të Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë vendosur 522 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.
Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.
Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.