Kreu i Kadatrës, Artan Lame është konfirmuar me koronavirus.
Burimet bëjnë me dije se Lame ka patur simptoma të koronavirusit duke kërkuar bërjen e tamponit.
Rezultati ka dalë gjatë pasdites së djeshme ku Lame ka rezultuar pozitiv.
Lame është vetëkarantinuar dhe është duke marrë trajtimin në shtëpi.