Ish ministrja Klajda Gjosha, ka publikuar ne Facebook reagimin e delegacionit evropian per inceneratorët në Shqipëri.
Gjosha ngre 3 ceshtje kryesore qe duhen shtruar.
Postimi i plote:
Ky është reagimi i delegacionit evropian për Exit.al kur u pyetën për inceneratorët në Shqipëri:
“Ndërtimi i inceneratorëve të rinj është shqetësues në drejtim të pajtueshmërisë me legjislacionin e BE-së për mbetjet, duke përfshirë parimin e hierarkisë së mbeturinave dhe qëllimin e riciklimit. Rolet dhe funksioni i institucioneve ligjzbatuese duhet të qartësohen dhe forcohen.”
3 janë cështjet kryesore që duhen shtruar në këto momente:
A ka pasur transparencë dhe garë të hapur dhe të ndershme në përzgjedhjen e kompanisë fituese?
A ka pasur nje mendim të marrë edhe nga komuniteti qe jeton pranë zonës së inceneratorit?
Cila është teknologjia që perdoret për emetimin e mbetjeve? Kompania të tregojë projektin dhe të bëj transparencë për këtë cështje! Nese nuk perdoret teknologjia me e lartë atëherë ne shkelim një nga direktivat kryesore te BE për mjedisin dhe dëmtojmë në mënyrë direkte shëndetin e qytetarëve.
Në shifrat e marra nga INSTAT që parashtrohen edhe nga Exit.al tregojnë se Shqipëria depoziton 80% të mbetjeve shtëpiake në landfill. Më pak se 18% riciklohet dhe më pak se 1% digjet. Pavarësisht kësaj, qeveria po paguan miliona për koncesione për inceneratorët ndaj një kompani private.
Sot këtij shteti nuk i intereson qytetari, por vetëm interesat e ngushta të një grupi njerëzish!