Basha denoncon me shifra: Inceneratori i Tiranës dhe Fierit deri tani kanë djegur vetëm paratë e shqiptarëve

0
138

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar ne Euronews, me gazetaren Ilva Tare, thotë se organet e reja të drejtësisë e kanë detyrim para publikuar për të hetuar aferën korruptive të inceneratorëve.

Kreu i PD tha se çështja është me interes të lartë dhe mund të bëjë publike angazhimin e burimeve njerëzore që janë angazhuar në proces.

“Ka vetëm një prokuror për tre afera që i kanë kushtuar 75 milionë euro shqiptarëve”, tha z. Basha. “Janë përfshirë edhe politikanë të korruptuar edhe krimi i organizuar”, shtoi lideri i PD.

Lideri i opozitës tha se, kanë denoncuar aferën prej shumë vitesh duke shtuar se vetë kryeministri po kërkon të heqë përgjegjësinë nga vetja duke thënë se nuk jep llogari për procedurën.

“Ku ndodh që një 22-vjeçare me 1 mijë euro të marrë koncesion me 22 milionë euro”, tha z. Basha. “Inceneratori i Tiranës dhe Fierit deri tani kanë djegur vetëm paratë e shqiptarëve”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here