Ditën e sotme gjykata britanike në Brighton, shpalli fajtor dhe e dënoi me burgim të përjetshmë italianin Francesco D’Agostino, i cili la të plagosur për vdekje 21 vjeçarin shqiptarë Serxhio Marku.
Italiani Francesco D’Agostino sulmoi me thikë 21 vjeçarin shqiptarë dhe i shkaktoi plagë në gjoks dhe në kokë duke e lënë të plagosur rëndë, edhe pse u dërgua në spital, ai nuk mundi ti mbijetojë plagëve.
Avokatja e familjes së viktimës tha se:
“Gjatë gjithë hetimit tonë, familja e tij e ka mbajtur veten me dinjitetin më të madh, pavarësisht nga humbja e tyre tragjike”.