Një klasë me 16 nxënës e shkollës së mesme “Fan Noli” në Tiranë, do ti rikthehet mësimit online sepse një nxënës i saj rezultoi pozitiv me Covid-19 përpara 3 ditësh.
Vendimi për të iu rikthyer mësimit online u mor pas kërkesës të prindërve të nxënësve, dhe për të shmangur një përhapje më të madhe të virusit.
Në një intervistë për “News 24”, drejtoresha e shkollës se fatmirësisht asnjë nga nxënësit e tjerë nuk ka shfaqur simptomat e virusit, dhe mësimi online në platëformën Akademia.al.
Kjo është hera e parë që prej nisjes së vitit shkollor që një klasë zgjedh ta bëjë mësimin online për shkak të infektimit me Covid.