U shkarkua nga Vettingu, konfirmohet sërish në detyrë kreu i Gjykatës së Apelit në Shkodër, Fuat Vjerdha

0
131

Fuat Vjerdha bëhet i pari në sistemin e drejtësisë, i cili rikthehet në detyrë si kryetar i Gjykatës së Apelit në Shkodër.

Komisioni i Posaçëm i Apelimit e ka rikthyer në detyrë Fuat Vjerdhën, pas një vendimi të ditës së sotme. Pas përjashtimit të tij nga Vettingu, Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij në detyrë, duke u bërë i pari që rikthehet nga të gjithë të përjashtuarit.

Fuat Vjerdha është një prej anëtarëve që votoi kundër vendimit për gjykim të shkurtuar ndaj Dritan Dajtit, por pavarësisht kësaj nuk e kaloi Vettingun, por tashmë ai do të rikthehet ditën e hënë të javës së ardhshme në punë pas vendimit të KPA.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here