Dy vite nga vrasja e Kostandin Kacifas në Bularat, kunati i tij: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën Evropiane

0
151

Në 2-vjetorin e vrasjes së Kostandinos Katsifas, familjarët e kanë përkujtuar këtë të shtunë me një ceremoni private, teksa nuk munguan cilësimet e tij si hero.

I riu 35-vjeçar, mbeti i vrarë gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat, më 28 tetor të 2018-ës.

Në ceremoninë përkujtimore merrnin pjesë dhe përfaqësues të Omonia-s, ndërsa ai që ka folur ishte kunati i Katsifas, Vangelis Sakellarakis.

Ky i fundit tha se vrasja e Katsifas do të shkojë në Gjykatën Europiane.

Ai ka kërkuar nga autoritet shqiptare të ju dorëzojnë familjarëve video “që ne ta gjykojmë. Do ta çojmë çështjen në gjykatë evropiane. Kacifa e bëri këtë edhe për shqiptarët sepse këtu mungon demokracia. Le ti shërbejmë miqësisë dhe jo ndarjes”, tha ai.

Ngjarja e rëndë që shkaktoi reagime të ashpra, ndodhi dy vite më parë për festën kombëtare të Greqisë, ku Kacifas qëlloi me armë në ajër dhe pasi pa që po afrohej patrulla e policisë, hapi zjarr dhe ndaj tyre.

Pas disa orëve shkëmbim zjarri, policia qëlloi mbi 35-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

    

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here