Ish-deputeti kaubojs Eduart Ndocaj, i cili u shoqërua dje nga ana e Policisë në Fishtë të Lezhës, i ka shkruar një sms kryeminsitrit të vendit Edi Rama, ku i shpjegon të gjithë atë që ka ndodhur, Ndocaj shprehet se ai ka pasur një ftesë nga Drejtori i Kulturës në Lezhë Pjeter Zefi, dhe ka qenë Pjerin Ndreu ai që ka dashur të mos jetë pjesë e takimit.
“Zoti Kryeminister, sinqerisht u ndjeva keq sot nga incidenti qe krijoi Pjerin Ndreu pa asnje motiv. Isha i ftuar te merrja pjese ne aktivitet nga Drejtori Kultures Pjeter Zefi. Ftesen ma beri me telefon mbasi kam vetem dy dite qe kam ardhur nga Milano. U gezova shume qe do isha i pranishem ne kete ceremoni. Mora me vete dhe nje mikun tim italian qe kishte ardhur me mua nga Italia. Ne postbllokun e pare me thane qe italiani nuk mund te marre pjese. I thashe pa problem dhe italiani u largua te me priste ne shtepi.
Ne postbllokun e dyte me kerkuan ftesen. Per fat aty u ndodh Drejtori i Kultures i cili u tha qe eshte i ftuar. Ne kete moment kalon Pjerin Ndreu dhe i thote policeve: “mos lejoni njerez te padeshiruar” Policet menjehere me larguan me force dhe me cuan ne Komisarit te Policise. Zoti Kryeminister me erdhi shume keq qe ne ndaluan te merrja pjese ne kete ceremoni historike.
Qendrimet politike nuk kane lidhje me ngjarjet historike. Politikisht une shpreh ate qe mendoj per ju, por institucionalisht ju jeni edhe Kryeministri im. Po keshtu edhe Pjerin Ndeu i cili shfrytezoi pozicionin shteteror per te shfryre inatin kunder meje. Humba nje rast qe te vjen nje here ne jete”, shkruan Ndocaj në mesazhin që i ka dërguar Ramës, dhe që sigurisht i ka mbetur pa përgjigje.
Kujtojmë se Ndocaj foli dje në ekranin e Fax Neës, ku tha se ishin ngritur 3 postoblloqe.
“Ishte në kërkesë të Pjerin Ndreut që dha urdhër të largohen njerëzit e padëshiruar për pushtetin aktual. Gjergj Fishta nuk është as i Edi Ramës, as i Pjerin Ndreut. Isha ftuar nga drejtori që kishte organizuar eventin, jam telefonuar sot në mëngjes. Por edhe sikur të mos e kisha këtë ftesë, nuk është kundravajtje penale për të qenë në një ceremoni ku merr pjesë kryeministri që është si qytetarët e tjerë.
E kishte bërë me postoblloqe sikur po vinte kryeministri. Nuk kishte nevojë të kishte 3 postoblloqe. Të parin e kalova, por kur shkova tek rrethimi i ndërtesës, ishte Garda e Republikës me një përfaqësues të kryeministrisë që thanë ku e keni ftesën. I thashë drejtori më ka ftuar dhe erdhi drejtori Paulin Zefi duke i thënë e kam ftuar unë dhe po e sistemojmë këtë punë. Në atë moment vjen kryetari i bashkisë dhe thotë njerëzit e paftesë sdhe të padëshiruar në këtë takim të largohen menjëherë, i dha urdhër drejtorit të policisë.
Drejtori i policisë arrestoi dhe një gazetar të Lezhës. Urdhri kishte dalë nga kryetari i bashkisë. Më thanë do të largojmë me dhunë. I thashë mos bëni gabim se jam i sëmurë dhe jam i operuar, mos më prekni me dorë i thashë ju lutem. Nuk e morën parasysh këtë se i shërbejnë pushteti dhe pse është i kalbur qorrazi”, tha Ndocaj.
Ndërsa i pyetur për konfliktet me Ndreun, ish-deputeti tha se janë vetëm politike, si dhe zbuloi se dhimbjet ishin të mëdha për shkak të dhunës së egër. Ndocaj theksoi se do të denoncojë Policinë e Shtetit dhe Pjerin Ndreun.
“Patjetër se kam qenë kundërshtar politik. Nuk kam armiqësi me Pjerin Ndreun, pavarësisht Ndreu se pas akuzave të Berishës është i akuzuar për tentativa vrasje, vjedhje, mashtrime, për të gjitha. Kjo ka qenë ajo që më tepër kemi qenë kundërshtarë politik, që të mos kemi një hajdut në qytetin tonë. Përvec se politikë, tjetër gjë nuk kemi pasur me aq sa di unë. Me avokatin kemi marrë vendim që të denoncojmë dhunën e policisë.
Do e ndjek në të gjitha mënyrat. Jam marrë me dhunë nga një vend dhe pse isha i sëmurë. Dhuna ishte e egër dhe dhimbjet ishin të mëdha. Nuk më dhanë ndihmën e shpejtë e as më dhanë mundësinë të merrja një avokat apo familjen në telefon. Do të padis Policinë e Shtetit dhe Pjerin Ndreun për abuzimin me postin e tij”, tha Ndocaj.