Tentoi të kalonte kanabis në Greqi. Arrestohet 50 vjeçari në Sarandë

0
104

Një 50 vjeçar ka rënë në prangat e policisë të Sarandës, pasi tentoi të kalojë 50 kg  kanabis në Greqi, ndëpërmjet kufirit të gjelbër.

Shtetasi me N.Q. banues në  Qelepias të Beratit, po transporte lëndën narkotike prej 50 kg, të cilën e kishte ndarë në disa pako me 3 kg secila.

Ai akuzohet për trafikim narkotikësh.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë

Policia Kufitare, kontrolle të shtuara në kufirin e gjelbër me Greqinë.

Kontrollet të alternuara me Policinë Kufitare greke, për të parandaluar dhe goditur krimet ndërkufitare, kryesisht tentativat për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara parandalohet dhe goditet një tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Gjatë patrullimeve të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare, në kufirin e gjelbër mbi fshatin Konispol, kanë konstatuar dhe vënë në pranga shtetasin N. K., 50 vjeç, banues në Qelepias, Berat, i cili po transportonte disa pako me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 3 kilogramë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here