Ndriçim Mehmeti, ekspert për çështjet e arsimit pranë PD, ka denoncuar punimet jo cilësore në shkollën “Jeronim De Rada”, e inauguruar vetëm një muaj më parë nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
I ftuar në Rtv Ora, ai publikoi foto nga ambjentet e brendshme të godinës, ku muret janë mbuluar nga lagështia.
Sipas tij, rikonstruksioni ishte vetëm fasadë dhe 1 mln dollarë investim në bashkëpunim me shtetin e Katarit, shkuan dëm.
Mehmeti: Janë mjediset e shkollës brenda, është investimi me shtetin e Katarit 1 mln dollarë. Është një investim fasadë, dhe u bë inagurimi ndërkohë që mësuesit ishin me Covid, 12 mësues dhe më pas 8 të tjerë u karantinuan. Ky është investimi nga kryetari i bashkisë Veliaj që tha është model.Tubat kanë shpërthyer, lagështia është gjithandej dhe askush nuk del të mbajë përgjegjësi dhe të thotë na falni. 1 mln dollarë rikonstruksion. Në datën 14 shtator është bërë përurimi, nuk kaluar një muaj e gjysmë dhe ja ku është investimi. Mësues dhe prindër revoltohen për kushtet ku punojnë dhe çojnë fëmijët e tyre.