Situata e Covid-19 në Itali, po del jashtë kontrollit, sepse virusi po përhapet në masë.
Gjatë 24 orëve të fundit rastet e reja i lalojnë shifren e 21 mijë personave që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë kryer mbi 161 mijë testime, nga të cilat 21273 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Lajmi i mirë është se ka pasur një ulje të numrit të viktimave krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 128 persona, krahasuar me 151 të së shtunës. Deri tani, në Itali kanë humbur jetën nga koronavirus 37338 persona.