Denoncimi i Këlliçit/ Miliona euro për inceneratorët, qytetarëve u rriten taksat për pastrimin…

0
118

“Qytetarët e Tiranës paguajnë 17 përqind më shtrenjtë taksën e pastrimit, ndërsa qeveria jep qindra miliona euro për inceneratorët, por Tirana është e mbytur në plehra”, tha kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, ndërsa u shfaq me një grup të rinjsh në njësinë nr 4 në Tiranë, ku vullnetarisht u angazhuan për pastrimin e mjedisit.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi tha se Erjon Veliaj në vend që të pastrojë Tiranën, vë në lëvizje skemën mafioze të inceneratorëve.

“Jemi sot në Njësinë nr 4 në kryqytet, në Tiranë. Kemi ardhur vullnetarisht me të rinjtë e Forumit Rinor, për të bërë në fakt detyrën që duhet të bëjnë Bashkia dhe Qeveria. Edhe pse në një rreze prej 70 kilometrash katrorë, qeveria ka planifikuar dhe po ngre tre inceneratorë të fuqishëm për të djegur plehrat e të gjithë Ballkanit, jo të Shqipërisë. Ju çdo ditë e më shumë po shihni që kryeqyteti dhe Shqipëria është e ndotur.

Kryeqyteti mbi të gjitha, është më i ndotur se kurrë më parë. Edhe pse deri tani janë paguar plot 70 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë dhe taksapaguesve shqiptarë për këto tre inceneratorë, edhe pse qeveria planifikon të paguajë me qindra milionë euro këto tre inceneratorë, ne jemi këtu për t’ju treguar që, asgjë nuk është bërë për të pastruar qytetet tona dhe për të pastruar mbi të gjitha, kryeqytetin”, tha kreu i FRPD.

Sipas tij, nga taksat dhe tarifat e ndryshme të pastrimit, qytetarët e Tiranës i paguajnë pronarëve të inceneratorëve plot 51 mijë euro në ditë.

“Bashkia e Tiranës, vetëm për vitin 2020, deri në fund të këtij viti planifikon të mbledhë plot 2.2 miliardë lekë nga tarifa e pastrimit, me një rritje prej 17% me vitin e kaluar.

Ndërkohë që tarifa e pastrimin ne kryeqytet rritet, me të njëjtin proporcion rritet edhe pisëllëku dhe papastërtia në kryeqytet. Ne jemi të vetëdijshëm sot dhe nuk ka shqiptarë që nuk e di, se mafia e plehrave e drejtuar nga Erion Veliaj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Banda e Lushnjes dhe elemente të Ndraghetës, transferon çdo vit në parajsat fiskale përmes sekserëve të tyre, Mërtirit dhe Zotos plot 11 milionë euro.

Pra, ndërkohë që qytetarët dhe taksapaguesit e kryeqytetit paguajnë me dhjetra milionë euro në vit dhe qytetarët shqiptarë paguajnë dhe pritet të paguajnë me qindra milionë euro në vitet e ardhshme për këto inceneratorë, kryeqyteti dhe Shqipëria është më e ndotur se kurrë. Ne erdhëm sot vullnetarisht këtu për t’u sensibilizuar dhe për të bërë detyrën tonë si qytetarë”, tha Këlliçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here