Policia e shtetit ka nxjerrë detajet e para mbi të shtënat e armëve që u dëgjuan mbrëmjen e sotme në Vlorë.
Sipas policisë flitet vetëm për të shtëna në ajër dhe nuk ka të dëmtuar.
Ndërkohë është bërë i mundur edhe aar4estimi i autorit dhe shoqërimi i shokut të tij, i cli ndodhej me të.
Njoftimi i Policisë:
Qëlloi me armë zjarri në ajër, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari.
Sekuestrohet edhe arma e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër.
Shoqërohet në Polici edhe shoku i 26-vjeçarit që ishte me të.
Patrulla e Policisë Kufitare në Triport Vlorë, rreth orës 19:00, në afërsi të Triportit, ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe menjëherë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Rendit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, të cilat falë reagimit në kohë bënë kapjen në flagrancë të shtetasve E. Ç., 26 vjeç dhe F. Z., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Gjithashtu, në vijim të veprimeve u sekuestrua dhe një armë zjarri pistoletë që e kishte shtetasi E. Ç., e cila dyshohet të jetë arma me të cilën ai ka qëlluar në ajër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.