Open në Top Channel ka nisur me debate, ku po diskutohet për partitë e reja opzitare.
Debati fillimisht nisi mes Murrizit dhe Gjekmarkajt.
Debati nisi kur Gjekmarkaj tha se partitë e reja opozitare i shërbejnë PS dhe janë krijuar për karrierë politike të disa personave.
Pjesë nga debati:
Gjekmarkaj: Partitë e reja opozitare nuk janë të pjesë e frontit të madh opozitar. Këto i shërbejnë mazhorancës dhe janë krijuar për karrierë të disa personave.
Murrizi: Jam e vetmja parti që nuk është krijuar me urdhër të Ramiz Alisë dhe nga sigurimi i shtetit. Kam në parlament në kohët e vështira në Shqipërisë.
Gjekmarkaj: Në atë kohë isha gjimnazist në Lezhë. Ca prisje të merrja armët. Jam ditëlindja e 74.
Murrizi: Ke fatkeqësinë se je një ditëlindje me Lulin.
Pastaj fillon debati me Eni Vasilin:
Teksa drejtuesja e pyeti për partitë e reja që po krijohen, një debat i pakuptimtë u krijua mes tyre.
Myslim Murrizi: “Më thirr në mbiemër”
Vasili: Po pse si të thirra? A je mirë sot z.Murrizi?
Murrizi: E, ashtu më thirr. Se të njoh që nga mbledhja e Forumit Rinor të PD
Vasili: E ke gabim, s’kam qenë kurrë. Tani ju lutem, se jam drejtuese e Open dhe ça ndodh në këtë emision e vendos unë.
Murrizi: Po jo unë s’ta prish këtë emision, kam respekt.